Polici dënohet me 10 vite burg/ Reagon babai i Klodian Rashës: Ai që ti paguan me taksat e tua vret djalin e ri në mes të natës…”si mund ta quash drejtësi”

Para pak çastesh Gjykata e Tiranës dha vendimin përfundimtar për ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau Klodian Rashën mbrëmjen e 8 dhjetorit. Gjykata vendosi se Hajdaraj duhet të vuajë vetëm 10 vite burg, pasi është pranuar gjykimi i shkurtuar. Ndërkohë në lidhje me këtë vendim të gjykatës ka reaguar edhe babai i Klodian Rashës i cili tha se Hajdaraj duhet të ishte bërë shembull, por drejtësia nuk funksionon.


Ju falënderoj nga zemra për punën e mrekullueshme që keni bërë. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë trokitur në shtëpinë time këto 216 ditë. Falënderoj të gjithë ata që dolën në sheshet e Tiranës dhe të gjithë botës për Nevaldon. Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, por një makabritet që e kreu një sekt që çfarëdolloj epiteti mund t;’i vësh vetëm se njeri nuk i thua dot. Ai që ti paguan me taksat e tua vret djalin e ri në mes të natës.

Ai kreu vrasjen u vesh me petkun e viktimës, kjo nuk mund të quhet drejtësi. Kjo njollë e zezë duhet t’i hiqet jo mua që kam varrosur gjallin por të bëhet shembull që të kenë të gjithë kujdes për të ruajtur fëmijët e tyre.Si mund të quhet drejtësi kur gjithçka ishte e qartë dhe duhej bërë shembull. Iu dha me një të rënë të lapsit gjykimi i shkurtuar me një të dhënë të lapsit. Me këtë lloj drejtësie askush nuk e gjen drejtësinë”, tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.