58 të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, Merkel reagon nga SHBA: Situata katastrofale por besoni tek forcat e qeverisë sonë !

Dhjetra persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive në Gjermani, pasi reshjet e dendura të shiut bënë që lumenjtë të dilnin nga shtretërit. 58 të vdekur janë raportuar në Gjermani. Por situata është e rëndë edhe në shtete të tjera. Belgjika është prekur gjithashtu nga përmbytjet, ku 9 persona kanë humbur jetën përfshirë edhe një vajzë 15-vjeçare. Moti i keq ka prekur edhe Holandën, raporton BBC.


Teksa vendi i saj është goditur nga përmbytjet masive, Kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpara takimit me Presidentin amerikan Joe Biden, Merkel e konsideroi “katastrofë” situatën dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Mendimet e mia janë sot me ju. Besoni tek forcat e qeverisë sonë, federale dhe rajonale, do të bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë, për të lehtësuar rreziqet dhe shqetësimet tuaja”, tha Kancelarja Merkel.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.