Ekipet shqiptare ne Conference League arrijnë të kualifikohen. Partizani, Laçi dhe Vllaznia kalojnë në turin e dytë. Pas fitores 5-2 në ndeshjen e pare.Partizani ka fituar edhe ndeshjen e kthimit kundër Sfintul Gheorghe me rezultatin 3-2 madje me përmbysjeyTë kuqtë nuk kanë toleruar në Moldavi, pavarësisht faktit se hynin në fushë me një rezultat 5-2 të marrë në “Elbasan Arena” .

Në turin e dytë, Partizani do të përballet me Bazelin. Laçi përmbysi golin e pësuar ndaj Podgoricës në ndeshjen e parë ndërsa në të dytën fitoi 3-0 duke e çuar ndeshjen në shtesa.
Edhe Vllaznia bëri përmbysje ndaj Shiroki Brijeg. Shkodranet fituan bindshëm 3-0 në ndeshjen e kthimit duke mos e diskutuar aspak kualifikimin. Sfida në Bosnje tregon se shte vetëm një rastësi, teksa me një arbitër që nxorri plot 13 herë kartonin e verdhë për kuqeblutë nuk mund të dilnin në lojën e tyre. Shkodranët prekin turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencë, ku përballë do të ketë AEL Limasolin.
