Në përpjekje për të lënë pas periudhën e pandemisë dhe për të rifituar milionat e humbura, Seria A po punon për t’ua mundësuar klubeve t’i mbushin stadiumet e tyre përgjysmë me tifozë gjatë sezonit të ri 2021/22. Mediat italiane shkruajnë se Seria A po i bën presion qeverisë italiane për rihapjen e stadiumeve, qoftë edhe përgjysmë, në mënyrë që t’i ndihmojë klubet financiarisht.
Klubet e Serie A kanë humbur 1.2 miliardë euro që prej fillimit të pandemisë së COVID-19, për shkak se u detyruan t’i zhvillojnë ndeshjet pa tifozë dhe për shkak të rënies së të hyrjeve nga sponsorët.Gjatë shpalosjes së kalendarit të ndeshjeve për sezonin e ri 2021/22, presidenti i Serie A Dal Pino i bëri thirrje qeverisë italiane ta lejojë hapjen e stadiumeve plotësisht, por kjo kërkesë e tij është vështirë e pranueshme.Megjithatë, sipas Gazzeta dello Sport, qeveria italiane mund të pranojë ta lejojë hapjen e stadiumeve me kapacitet prej 50 për qind për sezonin e ri.Personat e vaksinuar do të lejohen të shkojnë në stadiume për t’i parë ndeshjet e Serie A, që nis më 22 korrik. Bisedimet mes Serie A dhe qeverisë italiane kanë nisur që disa javë, por autoriteteve iu duhet ta vëzhgojnë gjendjen e covid në vend, për shkak të përhapjes së variantit Delta.
