Përmbytjet masive në Gjermani,shpëtohen dy vajzat shqiptare, babai: “Vetëm kemi qarë” (Foto)

Shqiptari Shefik Hyseni ka marrë lajmin më të mirë nga ekipet e shpëtimit në Gjermani. Pas orësh torturë, teksa mendonte se vajzat e tij, Laureta 13 vjeç dhe të Altuna 17 vjeç mund të ishin viktimë e përmbytjeve, ai mori vesh se ato kishin shpëtuar me helikopter.


Për mediat gjermane, shqiptari tha “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë! Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre” Krejt i dëshpëruar, punëtori priti tërë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi si kurrë: Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

Pas këtij lajmi Hyseni u shpreh:

“Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri- tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.