Greqia po përballet me një rritje të lartë të numrit të të infektuarve me Covid dhe variantin Delta, vetëm pak kohë pasi u lehtësuan masat kufizuese. Mediat greke kanë raportuar se Mykonos, një prej ishujve më të bukur e të shtrenjtë do të izolohet në mes të sezonit turistik, pasi numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Zv.ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, ka dhënë urdhër për shtrëngim masash kufizuese në ishullin e Mykonos, në Greqi. Ky vendim është marrë pas rritjes së rasteve të Covid-19 së fundmi në zonën turistike, ndonëse është kulmi i sezonit turistik. Duke filluar nga sot, 17 korrik dhe deri më 26 korrik, do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të jetë e ndaluar në lokale 24 orë.
Njoftimi i Mbrojtjes Civile:
Nga sot e Shtuna 17/7 dhe për shkak të shpërthimit shqetësues lokal të epidemisë gjatë 24 orëve të fundit, me shpërthime dhe grupe të shumta, Qeveria vazhdon me miratimin dhe zbatimin e masave të veçanta për ishulli i Mykonos.
Masat e marra;
Ndalimi i qarkullimit nga 01.00 në mbrëmje deri në 06.00 në mëngjes, me përjashtim të arsyeve të punës dhe arsyeve të rënda shëndetësore.
Ndalimi i muzikës përgjatë njëzet e katër orëve, duke filluar nga sot në 18:00.
Masat janë të vlefshme deri të hënën 26/7 në 06:00 në mëngjes me një rivlerësim të ndërmjetëm të situatës epidemiologjike.
Ne u bëjmë thirrje banorëve dhe vizitorëve të ishullit të zbatojnë masat, si dhe autoritetet e ishullit që të aktivizojnë menjëherë informacionin dhe mekanizmat e kontrollit për respektimin e tyre, në mënyrë që përhapja e virusit dhe Mykonos të mund të bëhet e kontrolluar dhe së shpejti situata të kthehet në normalitet.


