Mot me shi/Dy çiklistë humbin kontrollin në dalje të Tunelit të Elbasanit, njëri prej tyre përfundon në spital

Në autostradën Tiranë-Elbasan, sapo del nga tuneli në drejtim të Elbasanit janë rrëzuar dy çiklistë, të cilët dyshohet se kanë humbur kontrollin si pasojë e motit me shi dhe lagështirë. Njëri nga çiklistët është transportuar në spital, ndërsa çiklisti tjetër ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendin e ngjarje ka mbërritur policia, e cila po bën të gjitha verifikimet në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.