Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 2, 604 raste të reja me covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 469, 042 persona, prej të cilave 51.2% janë meshkuj. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 5 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 126 persona ndodhen në intubim. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi kanë humbur jetën 12, 875 pacientë.
