Një gjyqtare është kërcënuar dhe kanosur nga një person ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në “Komunën e Parisit”. Bëhet me dije se personi i cil e ka kanosur gjyqtaren dhe më pas është arrestuar, është Andri Leka, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë.
Në pamjet e siguruara nga LSA duket edhe personi, i cili është shtrirë në tokë nga policia.
https://twitter.com/korcablog/status/1418143684521086980?s=21
Njoftimi i Policise :“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komun e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim.

