Është arrestuar nga policia angelze, shqiptari i njohur në rrjetet sociale, Dionis Biba. Mësohet se Biba është kapur në një “shtëpi bari” bashkë me një djalë tjetër. Në shtëpinë e barit ku u kap Biba u gjetën 210 rrënjë kanabis me një vlerë prej 300.000 stërlinash, ishin montuar gjithashtu edhe kamera sigurie. Bashkë me reperin shqiptar u arrestua edhe shqiptari tjetër Ervin Delija, 24 vjec. Të dy shqiptarët u dënuan me nga 15 muaj burg secili dhe do të dëbohen në përfundim të dënimit. Disa muaj më parë Biba ishte protagonist i një investigimi të Daily Mail pasi u zbulua se ai kishte publikuar disa video udhëzuese se si mund të hysh ilegalisht nga Spanja një Angli.
Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram dhe Youtube ai tallej me personazhe publike. Biba 20 vjeç, pas disa vitesh qëndrimi në Francë, dy vite më parë shkoi në Angli. Në fotot e publikuara në Instagram ai shfaqej me makina të shtrenjta apo duke darkuar në lokale luksoze si ai Shard në një prej kullave ikonike të Londrës. Në pamundësi financiare për të jetuar një jetë luksi dhe pa fitime prej muzikës së tij iu fut rrugës së pasurimit duke ngritur një shtëpi bari në zonën Coventry.


