Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe 8 viktima. Pjesa kryesore e rasteve me COVID-19 janë zbuluar në Atikë, 985 dhe 245 në Selanik. Në total nga shpërthimi i pandemisë numri i viktimave nga sëmundja ka arritur në 12890. E ndërsa situata është alarmante nga infektimet, e ndikuar nga varianti “Delta”, aktualisht në spitale gjendja paraqitet e qetë, pasi janë vetëm 133 pacientë të shtruar.
