Fidan Hajdari i cili arriti të shpëtoi i gjallë nga aksidenti tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan derisa autobusi po përplasej. Hajdari ka thënë se në momentin kur ndodhi aksidenti kishte qenë në gjumë dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.
‘Vetëm kam udhëtuar, nuk e kam pasur askënd të familjes. Ne qe ishim ne katin e dyte te autobusit shpetuam, por ata qe ishin poshte … ishte masaker. Aksidenti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë’, ka thënë Hajdari.
Mes lotësh ai tregon se disa nga trupat e viktimave i kishin larguar vetë dhe shton se pamjet ishin shumë të rënda.
