Wayne Rooney sërish në telashe. Nuk është hera e parë që ai përfshihet në skandale që kanë lidhje me tradhëtinë dhe abuzimet me alkoolin.Ish-sulmuesi i famshëm i Manchester United dhe kombëtares angleze, i cili drejton Derby County (Championship) si trajner prej muajit janar, është fotografuar në shoqërinë e dy vajzave bionde.
Ato shihen duke u puthur me ish-futbollistin në një klub nate. Por “festa” ka vijuar edhe më pas, pasi ata kanë shkuar në një hotel. Ish-sulmuesi shfaqet i dehur dhe i shtrirë në shtrat dhe i pafuqishëm për t’u ngritur. Nga ana tjetër njëra nga vajzat filmon veten duke kërcyer në mënyrë provokuese para legjendës. 35-vjeçari ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ku ndër të tjera u shpreh se videot dhe fotografitë janë bërë pa dijeninë e tij, pasi ai ishte në gjumë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rooney bëhet pjesë e skandaleve të tilla.



