Historike/ Edhe Nora Gjakova i siguron Kosovës medalje olimpike, lufton për të artën

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë. Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi, raporton Gazeta Express. Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet francezen Sarah Leoine Cysique, e cila e mundi kampionen botërore Jessica Klimkait.Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.