Shkaktoi tragjedinë me 10 te vdekur/ Nesër pritet vendimi për burgim per shoferin e autobuzit…

Drejtuesi i autobusit të Kosovës, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të dielën, është marrë në pyetje të hënën, në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, në qarkun në Sllavonski Brod. Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, u ka thënë gazetarëve, zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniç.

“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, ka thënë ai.

Siç shihet dhe në foto, ai shoqërohej nga dy oficerë policie gjatë shoqërimit për në Prokurori, i prangosur dhe çka bie në sy, këmisha e tij ende e gjakosur. Ai mbante një maskë anti-Covid ndërsa ecte me kokën ulur.

Bazuar te ligjet vendase, vepra penale në fjalë, pra shkaktimi i një aksidenti rrugor, dënimi maksimal është deri në 15 vite burg, mirëpo nuk dihet nëse do jetë më e rëndë për shoferin, pasi ky aksident ishte me pasojë vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie kombëtare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.