Ish-i i Skenderbeut,Latifi: “AEL-i kundërshtar i kalueshëm,japim maksimumin për t’u kualifikuar…

Liridon Latifi beson se Vllaznia do të kalojë në raundin tjetër të Conference League. Në konferencën për shtyp një ditë para sfidës së kthimit me AEL Limasolin, ish-futbollisti i Skënderbeut që krijoi histori me kuqebardhet ne Europe u shfaq optimist per Vllaznine…duke deklaruar se do të japet maksimumin për t’u kualifikuar...


Liridon Latifi “AEL-i është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë, sepse ata janë një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë, mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup shumë i fortë, kemi një staf shumë të mirë. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimeve tonë dhe ashtu si e ka përgatitur trajneri taktikisht, të ecë ndeshja. Shpresoj ta mbarojmë pa kohë shtesë. Ne duhet të shënojmë dy gola, por nuk i dihet. Edhe nëse shkojmë në shtesa, do të japim maksimumin për t’u kualifikuar.

Kemi pasur probleme atje, unë dhe 3-4 lojtarë të tjerë. Besoj se të gjithë janë mirë, sepse ka kaluar një javë. Besoj se të gjithë do të jemi në rregull dhe të gatshëm për ndeshje. Kam biseduar me shumë lojtarë, jam munduar të jap sadopak eksperiencën që kam. Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe me një komunikim mjaft të lartë, shumë më të lartë se në kampionatin shqiptar.

Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë”, deklaroi Latifi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.