Rama në Shkup,takohet me Zaev dhe Vuçiç /Qytetarët i kërkojnë “selfie”

Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç janë pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ata kanë bërë një shëtitje në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit. Gjatë kësaj ecjeje ku ndodhet edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

Kryeministri Rama bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot njihet si mini-Shengen. Nisa është refuzuar deri më tani nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Skeptikë ka qenë edhe Bosnja e Mali i Zi.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri, është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nismë”, ka thënë Rama për mediat maqedonase.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.