Shqetësimi sa vjet dhe rritet për 3 ishujt grekë Mykonos, Tinos dhe Paros për shkak të rasteve të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të EODY pozitiviteti i Covid-19 vlerësohet në 4.27, 4.20 dhe 5.10%. Ndërkohë deri më tani në Greqi janë vaksinuar plot 5 milionë qytetarë. Thuajse 50% e moshave të rriturve në vend janë tashmë të imunizuar nga COVID.
Ekspertët janë shprehur të shqetësuar, pasi Greqia po kërcënohet nga një valë e katërt, pikërisht ajo që vjen me variantin Delta. Sipas ekspertëve duhet që të paktën 80-85% e popullsisë të jenë vaksinuar para dimrit. Ndërkohë treguesit epidemiologjikë bëjnë fjalë për atë që tashmë mund të quhet valë e katërt, pasi ka patur një numër në rritje të rasteve të reja. Duke nisur nga nesër në Athinë pritet të zbarkojnë më shumë se 30 oficerë policie për të monitoruar nga afër zbatimin e rregullave anti-Covid. Kjo situatë pritet të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Komitetit të Ekspertëve, ku vlerësimi i të dhënave mund të çojë në bllokime të reja.
