Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypassin e Fierit ku një automjet tip”Benz” ka dalë nga rruga.Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e automjetit shtetasja me iniciale Xh.M 19-vjeç, banuese në Tiranë. Në këtë aksident gjithashtu ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale S.Xh 21-vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i Policise :
Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.


