Muzikë serbe në Gjir të Lalzit/ Gazetari kosovar tepër i prekur: “Pse bre kane nevoje me u nënshtru para 100 turistave…

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar një video që sipas tij tregon një hotel në Gjirin e Lalzit. Në orët e mbrëmjes hoteli ushton nga muzika serbe. Pushuesit serbë po dëgjojnë Cecën dhe volumi është në maksimum, aq sa këngët dëgjohen në të gjithë zonën përreth. Kjo skenë e ka ngacmuar Buzhalën, që ngre pyetjen, nëse ia vlen t’i“nënshtrohesh” 100 turistëve serbë, duke ofenduar qindra mijëra turistë të Kosovës? “Pse Cecën e jo Shkurte Fejzan?”,pyet gazetari

Statusi i plotë

Gjiri i Lalezit
Pse bre kane nevoje me u nenshtru para 100 turistave prej Serbise, edhe me i ofendu qindra mijera turiste te Kosoves? Vec po du me e dite pse? Pse Ceca e jo Shkurte Fejza?
Ka mundesi more qe s’jemi vllazen? Po get Vucici ia kish dhane Rames CD’ne ne Shkup. I kish thane nese m’ki dost shko leshoje dikund ne deti…


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.