Shqiptari nga Londra me “Jaguar” /‘Fluturon’ në rrugë,radari e kap me 191 km/orë,(VIDEO)

Rrugët e vendit dhe konkretisht akset që të çojnë në bregdet kanë qenë të mbingarkuara edhe këtë të dielë. Policia e Shtetit thotë se ka konstatuar sërish numër të lartë shoferësh që ngasin makinën me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, duke u bërë kështu rrezik për veten dhe për të tjerët.

Blutë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, “janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se dyfishi i normës së lejuar“. Kështu, në Rrugën e Kombit, në drejtimin e lëvizjes Kukës-Rrëshen, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore është konstatuar me radar shtetasi Kosovar E. B., rezident në Angli, duke qarkulluar me një mjet “Jaguar”, me shpejtësi 191 km/orë. Ky drejtues u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.