SHBA-ja kërkon largimin nga Parlamenti, Sali Berisha rikujton premtimin që iu ka bërë demokratëve “Do jem aty edhe sikur vetëm 1 anëtar të mbetet në PD”

Pak ditë pasi ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim kërkoi nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që kjo parti të distancohet nga Sali Berisha, ish-kryeministrin e shpallur non-grata nga SHBA-ja, Berisha ka përsëritur edhe njëherë se nuk ka ndërmend të largohet nga PD. Berisha është kthyer pas në kohë kur mbante postin e kryetarit teksa deklaronte se do të mbetet gjithmonë njëri prej tyre.

“Ju pershendes miq me betimin tim solemn para demokrateve te Shqiperise! Sb”, shkruan Berisha. “Sikur 1000 të mbesë, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesën do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti ju bekoftë”, shprehet Berisha në videon e postuar në “Facebook”.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.