Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Turqi. 9 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një autobusi me një kamion në autostradën Stamboll-Izmir. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në rajonin e Soma-s, pranë provincës së Manisës. Gjashtë persona humbën jetën menjëherë pas aksidentit ndërsa tre të tjerë nuk arritën të mbijetonin plagëve pas shtrimit në spital. Të paktën 30 persona janë plagosur. Në autobus ndodheshin 50 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, sipas autoriteteve. Ndërkohë, Turqia po përballet me shumë probleme këto kohë, nisur me zjarrin që ka vrarë 8 persona dhe ka dëmtuar shumë pyje, banesa por edhe turizmin.




