E kush mund ta mendonte. Messi dhe Barcelona janë “divorcuar” pas 18 viteve. Lajmi për largimin e Messit nga Barcelona, ekipi ku “u rrit” ylli argjentinas ka shokuar tifozët e mbarë botës dhe dashamirësit e futbollit. Një video që demonstron trishtimin e largimit të “Pleshtit”, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku një tifoz shihet duke qarë në hekurat rrethues të klubit katalanas.
Në postim shkruhet: “Një tifoz i Barcelonës qan jashtë Camp Nou, me bluzën e Mesit në dorë”. Tifozi nuk i mban dot lotët, e nis të qajë me ngashërim për këtë lajm të papritur.
https://twitter.com/TotalLeoMessi/status/1423363952977788928?s=20
Messi dhe ajo që ka bërë për klubin, pritet të mbeten gjatë në memorie për çdo tifoz futbolli.
