Zjarret në Greqi/ Mbi 300 shtëpi shkrumb e hi në Atikë (FOTO)

Zjarri i madh që kaloi nëpër Varybobi, Thrakomakedones, Kryoneri, Drosopigi dhe Afidnes la kudo hi e tokë të djegur teksa goditi me tërbim rajonin e Atikës, duke shkatërruar gjithçka. Dëmi është i pallogaritshëm. Në shumë shtëpi çatitë janë shembur dhe nuk janë më të banueshme. Shumë pajisje elektrike dhe mobilje janë shkatërruar plotësisht me pronarët që i kanë nxjerrë jashtë për pastrim. Në disa prej shtëpive zjarri hyri brenda duke shkatërruar gjithçka, ndërsa në të tjerat thjesht “lëpiu” muret pa shkaktuar shumë dëme.


Banorët e zonave të mësipërme humbën edhe makinat e tyre, të cilat u detyruan t’i braktisin në përpjekje për t’i shpëtuar zjarrit të furishëm pasi një urdhër evakuimi u dha përmes një mesazhi nga 112 . “Unë kam jetuar në Varybobi për 30 vjet. Shtëpia ime u shkatërrua. Çfarë do të bëj tani? Djali im po më pret për disa ditë derisa të shohim se çfarë do të bëjmë. Ne ishim të pafuqishëm. U larguam pasi pamë zjarrin që po vinte mbi ne.

“Mjetet ajrore nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar zjarrin”, na tha z. Giannis. Shumë kompani janë shkatërruar plotësisht, veçanërisht në Afidnes, ku zjarri shkaktoi shumë shpërthime.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.