Dorëheqjet në Korçë, flet Andrea Mano: “Krerët duhet të jenë në këmbë në tokë dhe të kuptojë ku qëndron problemi , ka lobim për përcarje !”

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Korcë Andrea Mano pas tërheqjes së tij dhe 51 antarëve të Kryesisë foli për Fax News duke thënë se pas humbjes së zgjedhjeve duhet reflektim dhe një gjë e tillë nuk po ndodh në PD dhe se ka lobim për përcarje.Mano thekson se nuk është e rëndësishme humbja aq sa periudha pas saj kur ringritja duhet të funksionojë me reflektimin se pse njerëzit nuk kanë më besim duke mos u paraqitur për të votuar në masë dhe se krerët duhet të jenë më këmbë në tokë.


“Mandati i 3 nuk na tremb por mënyra si e reflektojmë humbjen , nuk duhet të fokusohemi te kundërshtari, por e rendesishme është të ringrihesh dhe të fitosh betejën e ashpër elektorale. Fakti që nuk fituam dot tregon se kemi problem me ngjalljen e besimit te njerëizt, kjo masë njerëzish që nuk votoi tregon që krerët duhet të jenë në këmbë në tokë dhe të kuptojë ku qëndron problemi. Ne nuk po dimë të lexojmë shkaqet e vërteta të humbjes së zgjedhjeve.

Nuk e dimë interesin por ka lobim për përcarje, ata kanë vendosur të mos jenë me pseudo drejtues dhe sa i përket rikonfirmimi të Bashës në krye të detyrës i uroj suksese. Vendimet nuk merren vetëm por në bashkëpunim, pas djegies së mandateve ne humbëm bashkitë, kodin zgjedhor dhe gjithcka. Analiza e zgjedhjeve u bë nga një person me konflikt interesi. Ne i dhamë kodin zgjedhor kundërshtarit, me numrin e sotëm tregohet si u falën bashkitë.Unë jam antar i PD dhe do të kontribuoj për rajonin tim, sigurisht që bashkëpunimet janë të mira por ideja është se cfarë do bëhet për një demokraci më të mirë”- u shpreh Mano për Fax News

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.