Këngëtari Arif Vladi “Do pranoja të këndoja me Bregovic, ai serbisht dhe unë shqip në mes të Beogradit ,por kurrë në asnjë vend të Shqipërisë !

Këngëtari i njohur shqiptar Arif Vladi thotë se nuk do të këndonte kurrë me këngëtarin serb Goran Bregoviç në asnjë vend të Shqipërisë. Por Vladi që njihet për shumë këngë patriotike thotë se nuk e ka problem të këndoj këngët e tij, patriotike, në Beograd.

“Unë me Bregoviçin do të pranoja të këndoja në Beograd, ku ai do të këndonte serbisht dhe unë të këndoj këngët e Kosovës në shqip, por në Shqipëri kurrë jo”, tha Vladi për Gazetën Infokus. Ai shtoi se kushti i vetëm për të kënduar me të në Shqipëri, është vetëm nëse së pari do të këndonte në Beograd këngët për Kosovën. “Së pari duhet të na ftojnë neve në Beograd, të këndojmë ne këngët tona edhe ai le të këndoje këngët e veta, por në Beograd ma së pari, vetëm këto kushte kisha pranuar”, ka deklaruar Vladi.


Arif Vladi

Ai tha se një koncert i këngëtarit serb ishte planifikuar të mbahej në Shqipëri edhe më parë dhe atë menjëherë pas luftës së Kosovës. Ngjarja kishte ndodhur në Durrës gjatë verës, ku nga një biznes privat ishte i ftuar edhe këngëtari Goran Bregoviç për të kënduar. Vladi tregoi se bashkë me disa kolegë të tij kishte qenë kundër kësaj dhe kishin organizuar një koncert tjetër shumë afër vendit ku ishte planifikuar performanca Bregoviçit. Ai shtoi se me ndihmën edhe të disa biznesmenëve kosovarë, koncerti i tyre madhështor u mbajt dhe filloi gjysmë ore para atij të këngëtarit serb. “Publiku ishte i tëri atje, me ne, ku më pas këngëtari Goran Bregoviç u detyrua që të mos e mbante koncertin fare”, tregon Vladi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.