Del jashtë kontrollit zjarri në tunelin e Kalimashit, ministri Peleshi thirrje udhëtarëve që të tregojnë kujdes gjatë kalimit (Pamje si nëpër filma )

Një vatër masive zjarri vijon të jetë aktive prej disa ditësh mbi tunelin e Kalimashit. Ekipet emergjente janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve.Situata raportohet të jetë kritike pasi rrezikon gjithë udhëtarët që kalojnë në autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë. Pas FSK edhe 5 zjarrfikëse janë nisur nga Deçani dhe Kosova.


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga zjarret mbi tunelin e Kalimashit.Peleshi u ka bërë thirrje udhëtarëve që të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë.

“Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, shprehet Peleshi përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Zona pranë tunelit të Kalimashit është mbuluar nga tymi, ndërsa është krijuar një fluks i madh mjetesh. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj, më herët njoftoi se një kontingjent i FSK-së është nisur drejt Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar nisjen e kontingjentit të FSK-së drejt Shqipërisë, pas miratimit të kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.