Bregoviç në Korçë/ Dafina Zeqiri ,mallkon organizatorët e “Festës së Birrës”: “Ua ktheftë Zoti qysh e din ai më së miri”

Dafina Zeqiri është një tjetër emër që ishte prenotuar për të kënduar në Festa e Birrës në Korçë. Por me të mësuar se i ftuar nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen. Ndërkohë, ditën e sotme artistja Dafina Zeqiri , jo vetëm që anuloi pjesëmarrjen, por tani ka reaguar sërish kundër tyre. Përmes një komenti të bërë në Instagram, këngëtarja ka shkruar se ata kanë dëshpëruar popullin shqiptar dhe se lutet që Zoti t’ua kthejë qysh din më së miri me këtë veprim që kanë bërë.

“Ska fjalë me përshkru sa shumë na keni dëshpru gjithë popullin shqiptarë! “Fest Birra Korçë” Fest me muzikë serbisht e kështu doni me u kënaq ju? Bravo juve e ishalla ua kthen Zoti qysh e din ai më së miri”, ka shkruar artistja Dafina Zeqiri.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.