Bregoviç në Korçë/ Grupi Ilirët , konfirmon tërheqjen nga pjesmarja në event… ishte këngëtari i fundit nga Kosova

Grupi Ilirët është një tjetër emër që ishte prenotuar për të kënduar në Festa e Birrës në Korçë. Por me të mësuar se i ftuar nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, grupi “Ilirët” janë penduar dhe e kanë tërhequr pjesëmarrjen. Shemsi Krasniqi përmes një deklarate publike ka dhënë detajet dhe arsyet e tërheqjes nga ky event.


Shemsi Krasniqi :Unë e kam menduar se kjo ka lidhje me art, por po e shoh që kjo nuk ka lidhje fare me art. Këtu kam gabuar pak dhe e pranoj gabimin tim se unë jam muzikant, nuk jam politikan. Kjo ka marrë një konotacion politik dhe unë kam vendosur që për këtë shkak të tërhiqem nga ky event”, është shprehur ai.

Më tej, Shemsi ka deklaruar se ka dashur të këndojë për publikun shqiptar pasi ishte hera e parë që do të performonte në qytetin e Korçës, por ka zgjedhur të respektojë vendimin e masës.

“Kam pas dëshirë të flaktë të shkojë në Korçë, se nuk kam kënduar kurrë në Korçë. Kam dashur ta këndojë atje këngën “Xhamadani vija vija”, këngën e Adem Jasharit. T’ja këndoj masës, por për shkak të krejt rrethanave që kanë ndodh unë nuk do të shkoj në Korçë”, ka theksuar ai.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.