“Big Brother Vip” “marton” Beniada Nishanin me Ardit Çunin/ Çifti shkëmben puthje në buzë…

Beniada Nishani dhe Ardit Çuni “u martuan” mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe shkëmbyen puthjen e parë në buzë pasi i thanë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit.Megjithatë, gjithçka është bërë në kuadër të një loje që vëllai i madh u kërkoi banorëve. Në drekë, Arjola Demiri lexoi zarfin e bardhë, në të cilin thuhej se të gjithë në shtëpi duhet të ndaheshin në role të caktuara, si nusja, dhëndri, shoqërueset e nuses, dajat, xhaxhallarët, etj, dhe të bëheshin gati sa më shpejt që të realizohej një dasmë veriore.


Si rezultat, ishin Beniada dhe Arditi ata që u zgjodhën përfundimisht si çifti që do t’i jepte fund beqarisë, gjithmonë në kuadër të lojës, edhe pse një ndër propozimet ishte dhe Fifi me Granit Canën.

Pasi u bënë gati, banorët dolën jashtë në oborr, ku kishte edhe një orkestër që do t’i shoqëronte gjatë orëve të dasmës. Ata nisën të kërcenin pranë Semit dhe Sheilës, të cilat ishin shoqërueset e nuses, që në fund do të “luftonin” për të kapur lulet e nuses.

Sipas vëllait të madh, kjo lojë nuk përfundon me kaq, sepse gjatë ditëve në vazhdim, banorët do të organizojnë edhe dasma të krahinave të tjera dhe jo vetëm të krahinës veriore.