E bujshme/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD: “Besimi im tek ju është frymëzim për mua”

Nga qyteti i Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Berisha tha se do të jetë në garë për rikthimin në krye të PD, 8 vjet pasi dha dorëheqjen në vitin 2013. Lideri historik i PD deklaroi gara do të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët e tjerë.

Sali Berisha tha:


Do hapet një garë në të cilën çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Besimi im tek ju është frymëzim për mua, unë ju them ju se kisha 8 vite i larguar, dhe beteja u nis në rrethana të pazakonta. Unë besoj se tek demokratet dhe demokratët”.

Ne do të rikthejmë votën në PD, do të rikthejmë primaret, do të zgjidhni ju me votën tuaj deputetët për Kavajën. Do të zgjidhni me votën e të gjithë anëtarëve, por mendoj edhe të mbështetësve, kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarët e këtij qyteti”.