Berisha për Bashën: “Zjarrëfikës i marrë peng nga Rama ,kryetar qe mbeti ne opozite me 4 humbje njëra pas tjetrës”

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha s’ka kursyer akuzat dhe ironitë nga Kavaja edhe për kryetarin në detyrë të PD, Lulzim Basha. Nga “Foltorja” ne Kavajë, Berisha e cilesoi Bashen si zjarrëfikës, marrë shkas nga kauzat politike të cilat pabesisht sipas doktorit i ka mbyllur në favor te pales kundershtare.

Berisha tha :


Zjarrëfikësi, peng kryetar qe mbeti gjithe kohen ne opozite. 4 humbje njëra pas tjetrës. Partia simotër austriake, nga 2013 deri më sot ka ndërruar 4 kryetar. I fundi fitoi edhe zgjedhjet dhe dha dorëheqjen për aryse të tjera., Kurse peng kryetari nuk jep dorëheqjen dhe kalon nga humbja në humbje.”

Kjo foltorje ka qëllime madhore që askush të mos vendosë për ju, të vendosni ju për veten tuaj, për Kavajën dhe Shqipërinë, ky është sovraniteti. Nuk mund të vendosin për ju as ai s’pyet normë mbi tokë, as ata që ju përmendin barin ju. Jo, jo do të vendosni ju vetë. Do ta shihni mirë se çfarë do të bëjmë ne. Ne do të rikthejmë votën në PD, do të rikthejmë primaret, do të zgjidhni ju me votën tuaj deputetët për Kavajën.