Spiropali : “Partitë kanë një listë patronazhimi, kush i voton,ndryshe janë magazinë pa inventar që nuk i fitojnë kurrë zgjedhjet…”

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ekonomisë ku prezantoi projektligjin e propozuar prej saj mbi “Bashkëqeverisjen”, foli dhe për çështjen e patronazhistëve në zgjedhje. Spioropali theksoi se një parti politike pa patronazhistë është si një magazinë pa inventar. Madja ministrja shkoi dhe më tej ku i sugjeroi dhe kryedemokratit Basha që ta ndërtojë një sistem të tillë.

Elisa Spiropali :


“U ngrit këtu çështja e kofidencialitetit të të dhënave. Po ç’lidhje ka një sistem partie që duhet ta kishit dhe ju dhe shpresoj që zoti Basha të ketë menduar për këtë si udhëheqës partie që është.

Në kohë zgjedhjesh patjetër partitë kanë një listë patronazhimi, kush i voton, kush nuk i voton, se ndryshe janë magazinë pa inventar që nuk i fitojnë kurrë zgjedhjet. Ky ligj respekton parimin e kofidencialitetit dhe është vetëm një menaxhues të dhënash që bëhet sipas ligjit”, u shpreh Spiropali.