U fut në parakalim me “Audi A5”, ky është shqiptari që humbi jetën në Itali (Foto)

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Itali ku si pasojë humbi jetën një 32-vjeçar shqiptar. Lefter Musta, 32-vjeç, i cili jetonte vetëm në Lonato të Italisë, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti teksa ishte duek u kthyer në shtëpi me makinën tip “Audi” dhe u përplas me një kamion. Sipas mediave vendase mësohet se shkak i aksidenti ishte shpejtësia e madhe përtej normave të lejuara dhe parakalimi që 32-vjeçari kishte bërë.