Covid-19 në Greqi/ Shënohen 2,984 raste të reja dhe 31 humbje jete

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 31 qytetarë nga COVID-19, teksa janë shënuar 2,984 raste të reja.bTotali i të infektuarve në shtetin fqinj shkon në 731,167. Bëhet e ditur se nga rastet e konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 156 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 2,733 të tjerë janë raste kontakti. Me rastet e sotme fatale, numri total i viktimave në vend shkon në 15,801, prej të cilëve 95.4% thuhet se kishin sëmundje shoqëruese.