Berisha: “Më 11 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së”…më pas të ngrihemi si viganë,të votojmë me protestat tona !

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e tij zhvilluar në Lezhë, ka bërë thirrje se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet më 11 dhjetor. Berisha është pritur me duartrokitje e brohoritje nga mbështetësit e tij demokratë në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se nëse vendimi për përjashtimin e tij do të shpallej nga Këshilli Kombëtar do ta kishte pranuar, por theksoi se kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua besëprerë dhe se vendimin e mori pa pyetur asnjë njeri. Ish-kryeministri theksoi se kjo forcë politike do të shndërrohet në shtëpinë e lirisë, duke shtuar se tani do të ketë ndryshime rrënjësore në statut.

Betisha tha :


Nga Lezha kam kënaqësinë të informoj demokratët se më 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë PD,”tha Berisha.

Duhet të bashkohemi më fortë se kurrë, nga themeluesit e PD dhe te anëtarët e rinj, me zotimin solemn se ne që na rrëmbyen votën do të votojmë me këmbët dhe duart tona, do të votojmë me protestat tona. Rroftë protesta! Të ngrihemi ne si viganë duhet të vendosim liri, normat më demokratike, duhet të bëjmë PD, shtëpinë e lirisë.

Pse peng-Basha e mori vendimin për përjashtimin pa pyetur juve, apo siç bëri për Nokën apo Luan Baçin. Sepse ai nuk ka lidhje me statutin më, as me forumet, as me ju. Ai faktikisht ka lidhje vetëm me pengmarrësin e tij. Ju e keni mbështetur dhe unë po ashtu, ju kërkoj një mijë herë të falur për mbështetjen që i kam dhënë. Pra, ne do bëjmë ndryshime të thella statutore, i cili do të përcaktojë që kryetari i cili dhunon nenet e tij, forumet e partisë dhe vullnetin tuaj, është i shkarkuar me ligj, pa vota, automatikisht. Në statutin e PD do të sanksionohet shenjtëria e votës tuaj, ju do të vendosni vetë për deputetët tuaj”,tha ai.