Ish-kreu i RTSH: “Nuk jam i rrezikshëm,më hiqni arrestit me burg kam qenë bashkëpunues me drejtësinë…”

Është shtyrë shpallja e vendimit për ish kreun e RTSH, Thoma Gëllçi. Në seancë ishte i pranishëm dhe vetë Gëllçi. Bëhet me dije se gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për të, ndërsa GëllçIi nëpërmjet avokatit të tij e ka apeluar këtë vendim. Thoma Gëllçi kërkoi masë më të butë sigurie, pasi nuk paraqet rrezikshmëri largimi nga vendi apo prishje të provave.


Gjyqtarja Saida Dollani vendosi ta shpallë ditën e nesërme (të shtunën) vendimin për këtë kërkesë, në orën 12:00.

Mësohet se Thoma Gëllçi është shprehur se “jam dakord me avokatin”.

Ish-drejtori Gëllçi, kërkoi masë më të lehtë nga Apeli, me argumentin se arresti me burg është i papërshtatshëm. Ai argumenton se ka qenë bashkëpunues me drejtësinë. Po ashtu, edhe të tre vartësit e tjerë kërkuan ndryshim të masës së sigurisë dhe zbutje, sipas tyre, mungon rrezikshmëria e veprës penale. Avokati i Thoma Gëllçit, Dorjan Matlija ka pretenduar se ky është një sulm, pasi klienti i tij ka kërkuar hapjen e garës dhe do të rikandidonte për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH.