Makina merr para këmbësorin në Pogradec/ 54-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Voloreke,Pogradec. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor e për pasojë ky i fundit është plagosur rëndë. I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në reanimacion. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi:


Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.