Zani Çaushi në kërkim të lirisë/ I drejtohet Gjykatës së Korçës: “Më llogarisni ditët në paraburgim, kam mbaruar dënimin”

Kreu i bandes se Vlores të vitit 1997 Myrteza Çaushi (Zani) kërkon që t’i llogaritën saktë ditët e qëndrimit në paraburgim. Përpara dy ditësh, ish-kreu i bandës kriminale të Vlorës i ka dërguar kërkesë në Gjykatën e Rrethit të Korçës për t’iu llogaritur të gjitha ditët e qëndrimit në paraburgim nga 3 shtatori 1999 deri në datën e dhënies së vendimit “dënim me burgim të përjetshëm”.Në korrik të vitit të kaluar, ai bëri kërkesë për lirim me kusht duke arsyetuar se ka kryer shumicën e dënimit dhe është rehabilituar, ndërsa pas refuzimit të kësaj kërkese, Caushi bëri një tjetër kërkesë në Gjykatën e Korçës për të llogaritur saktë vitet e qëndrimit në burg.

Ai pretendon se ka kryer mbi 31 vite burg dhe jo 25. Aktualisht, ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.