Emigranti nga Devolli humb jetën në Greqi/ Bashkëshortja bën apel për ndihmë për kthimin e trupit në vendlindje

Një emigrant shqiptar në Greqi ka humbur jetën pasi ka pësuar një atak në zemër. Bashkëshortja e të ndjerit, nënë e tre fëmijëve, në kushte të vështira ekonomike ka apeluar për ndihmë që trupi i burrit të saj të kthehet në vendlindje. Trupi i tij prej katër ditësh tashmë ndodhet në morg dhe për shkak të pamundësisë ekonomike familjarët kanë apeluar për ndihmë nga qeveria ose qytetarët që varrim i tij të bëhet në fshatin Cangonj të Devollit, aty ku jetonte.