Taksitë në Greqi brenda vitit 2025 do të jenë të gjitha elektrike dhe me emetim zero. Ky është vendimi i fundit i qeverisë greke i deklaruar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Ai iu referua gjerësisht angazhimeve të ligjit për klimën dhe përveç taksive, vuri në dukje se kjo masë do të zbatohet për 1/3 e automjeteve me qira. Përveç kësaj, ai theksoi se nga viti 2030 do të ndalohet shitja e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme.
