Çarje në PD/ Kryetari i Forumit Rinor Belind Këlliçi i bashkohet ‘Foltores’ së Berishës…

Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike e ka konsideruar nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj strukture. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me anëtarët e FRPD-së, Këlliçi tha se ky proces zgjedhjesh që pritet të zhvillohen është totalisht kundër statutit dhe synon uzurpimin e FRPD-së nga Basha. Sipas Këlliçit, FRPD-ja ka votuar në mënyrë unanime kundër vendimit të marrë nga Basha. Ai shtoi se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të vështirë dhe se nuk është momenti për të pasur akoma më shumë përçarje brenda partisë.

Belind Këlliçi:


Vendimi ynë që do t’ju bëhet dhe ju me dije është 100% kundër. Ne kemi detyrim statuor për të bërë më të mirën për të pasur një strukturë të rë. Çdo shtëpi ka themelet e saj dhe unë jam krenar për demokracinë tonë të brendshme. Në forumin rinor ka përplasje idesh, ka debate, por këtë proces nuk e njohim. Ne kemi persona në FRPD që janë diplomuar në 10 universitetet më të mira në botë dhe publiku nuk i njeh. Ky nuk është momenti për të uzurpuar institucionet,”- tha Këlliçi ndër të tjera.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.