Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar për hapjen e akademisë së barinjve. I njohur për batutat në seancat plenare të parlamentit, Korreshi e quan ministren aktuale të bujqësisë “bareshë” dhe “se ka qitje të largët”. Përmes një postimi në Facebook, Korreshi nuk i ka kursyer ironitë për ministren për nismën që do të marrë qeveria, ndërsa pyet nëse do të rimbursohen edhe “gunat e leshit për barinjtë”.
Saimir Korreshi:
Hapet Akademia e Barinjeve!
Pak dite më parë Kryebaresha, më falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoi 100 vjetorin e Shkollës së Parë Bujqësore në Lushnje. Paska qenë me qitje të largët. Po kërkohen barinj dhe për të promovuar këtë nismë që do hapim akademi.
O zot, o zot ku ka shkuar kjo botë!
Ministre Bujqësisë që ka lindur në Bllok vetëm kjo qeveri mund të ketë.
Zonja ministreshë po guna leshi do t’i rimbursoni për barinjtë e rinj ?? shkruan Korreshi.