Bashkojuni ‘Foltores së Rinisë’/ Djali i Sokol Olldashit ‘braktis’ Bashēn dhe kalon në krah të Berishës…

Foltorja e Rinisë’ e udhëhequr nga ish-kryeminstri Sali Berisha do zhvillohet të dielën në orën 12:00, tek Amfiteatri pranë Akademisë së Arteve. Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi iu ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e ‘Foltores’ së Rinisë, për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.

“Të dashur miq ju ftoj të merrni pjesë në takimin e rinisë Demokrate. Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”,shkruan Glauk Olldashi në Facebook.