Përplasja me thika në Elbasan/ Kush është i riu që mbeti i plagosur (FOTO)

Personi që po shikoni në foto është Mikel Kovaçi, 19-vjeçari që ndodhet tek Spitali I Traumës në gjendje të rëndë për jetën. I përfshirë në sherr ishte dhe vëllai i tij Florenc Kovaçi 28 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Ky i fundit mësohet se po kurohej për depresion. Sipas policisë 2 vëllezërit janë përfshirë në një sherr banal me disa të rinj që degradoi në përdorimin e armëve të ftohta.Mësohet s’e “mollë sherri” ka qenë një vajzë.Autorët e ngjarjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa blutë e Elbasanit bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit të rëndë.