Dhunimi dhe abuzimi i 6-vjeçares në Kamëz/ Nëna Korçare e 6-vjeçares: “Kafshonte tavolinën, kishte frikë se e vrasin”…

Dhunimi dhe abuzimi i 6-vjeçares në Kamëz nga babai i saj vijon të trondisë njerëzit me detajet e reja. Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Anila Ahmataj rrëfeu se vajza është dhunuar vazhdimisht dhe jo vetëm tani në fund nga i ati. Sipas saj, e mitura është dhunuar dhe në dy familje të tjera ku ka jetuar me nënën.


Kur nëna është kthyer nga jeta e vështirë që bëri në Korçë, është strehuar në një familje brenda Tiranës, ku ka kërkuar ndihmën e tyre dhe i ka shërbyer kësaj familjeje, duke qëndruar dhe duke jetuar brenda kësaj banese. Për shkak se e mitura ndihej e sigurt, filloi t’iu thërriste baba, gjyshe, dajë, teze, njerëzve të shtëpisë, por ndërkohë ata nga ana tjetër ushtronin një dhunë të tmerrshme psikologjike ndaj vajzës ndoshta dhe dhunë fizike sipas asaj që ka deklaruar nëna. Duke qenë se ishte një pjesëtar që nuk kishte lidhje gjaku me ta dhe vajza nga ky stres dhe kjo dhunë vajza ka shfaqur shenja të problemeve psikologjike të tmerrshme, sa të arrinte të kafshonte tavolinën, shapkat e veprime të tjera. Për këtë arsye nëna ka ikur më pas nga kjo banesë dhe është rikthyer me burrin. Traumat e vajzës janë të njëpasnjëshme. Deri në moshën 4 vjeçe nuk ka qenë në kontakt me familjen e babait të saj, ka jetuar me familjen e nënës. Pas largimit nga familja e saj, nëna me vajzën ka ikur në Korçë. Në Korçë ka hasur me një dhunë të fëmijës së bashkëshortit që mori nëna e saj. Më pas ka ardhur në Tiranë me një familje tjetër, ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht aty.


Më tej gazetarja ka treguar se pasi nëna e vajzës është larguar nga kjo familje në Tiranë dhe vajza ka shkuar në shkollë me fytyrën e nxirë për shkak të mavijosjeve që kishte. Nëna ka treguar se pas kësaj e ka telefonuar bashkëshortin e saj dhe i ka thënë të vinte të çonin vajzën në spital pasi ishte rrëzuar. Ndërkohë edhe shkolla ka pohuar sse kur vajza ka shkuar për t’u regjistruar ka patur shenja në fytyrë. In Nga ana tjetër mjekët në spitalin “Nënë Tereza” kanë treguar se vajza është drejt përmirësimit, por jo jashtë rrezikut pasi ka dëmtime në mushkëri, mëlçi e organe të tjera. Ndërkohë mjekët dhe zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se nëse do ketë nevojë për një mjekim më të detajuar për t’u dërguar jashtë vendit, do bëhet dhe kjo gjë. Nga shkolla kanë thënë se e pranojnë se vajza ka shkuar e nxirë në shtator në shkollë, tregojnë se ka qenë një fëmijë i sjellshëm, e dashur dhe shumë sociale. Shprehej shumë dhe thoshte se ndihej e lumtur mes tyre.