Tronditet Elbasani/ Qëllohet me thikë për vdekje i riu…vëllai i tij plagoset rëndë

Sherri mes disa të rinjve në Elbasan ka përfunduar në mënyrë tragjike për familjen Kovaçi, ku si pasojë është vrarë me thikë Florenc Kovaçi dhe ka mbetur i plagosur vëllai i tij Mikel. Mesohet se shkak i konfliktit që degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta ka qenë konflikti për një vajzë.

Elbasan /Informacion paraprak


Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.