Superliga/ Skënderbeu–Kukësi hap javën e 8-të …dhe kulmon me derbin Tirana-Dinamo

Skënderbeu – Kukësi do të jetë ndeshja hapëse e javës së 8 per Kategorinë Superiore. Korçarët janë në vendin e fundit dhe në takimin që luhet në fushën e tyre do të kërkojnë të marrin fitoren e parë të sezonit. Në ndeshjet e tjera të javës Kastrioti pret Partizanin, Teuta luan kundër Laçit ndërsa Egnatia me Vllazninë. Sërish përballja Tirana – Dinamo, por kësaj here për kampionat. Është ndeshja më e rëndësishme e javës së 8 që nuk i shmanget dot emocioneve të përballjes në kupë ku blutë fituan 2-0.