Biznes me emigrante/ Arrestohen në flagrancë 4 të rrinj në Pogradec

Në kuadër të “Perimetri”, janë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Policia arrestoi shtetasit I. O., 30 vjeç; A. H., 25 vjeç dhe D. M., 25 vjeçe, banues në Shkodër, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Nisan” duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu, u vunë nën pranga shtetasit B. H., 19 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.